Fjalë Kyçe

AAK-ja voton tri parime: S’ka ndryshim kufijsh, s’ka kushte në dialog e s’hiqet taksa

AAK-ja voton tri parime: S’ka ndryshim kufijsh, s’ka kushte në dialog e s’hiqet taksa

Këshilli Drejtues dhe Kryesia e AAK-së, kanë mbajtur një të cilës i ka prirë kreu i kësaj partie, njëherësh kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj.

Sipas një njoftimi për media në këtë mbledhje forumet më të larta të AAK-së me votë kanë rikonfirmuar tri principe bazë me të cilat do të udhëhiqet kjo forcë politike, kjo në raport me procesin e dialogut me Serbinë.

Këto janë tri principet e AAK-së

  1. Respektim të Kushtetutës së Kosovës dhe Deklaratës së Pavarësisë së 17 Shkurtit;
  2. Dialog pa kushte me Serbinë dhe
  3. Taksa në produktet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, të mos hiqet deri në njohjen e ndërsjellë!