Fjalë Kyçe

AAK kundër martesave të gjinisë së njëjtë

AAK kundër martesave të gjinisë së njëjtë

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të votojë kundër nismës ligjore për përfshirjen e martesave të gjinisë së njëjtë në Kodin Civil të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

“Grupi parlamentar i AAK-së do te votojë kundër miratimit në parim të Kodit Civil, i cili përmban edhe pjesën sipas të cilës do të lejoheheshin martesat brenda së të njejtës gjini. Si përfaqësues të popullit dhe pas kërkesave të shumta që kemi marrë nga elektorati ynë, miratimi i një baze të tillë ligjore, vlerësohet i parakohëshm.”, ka shkruar ai.