Fjalë Kyçe

AAK në Pejë kërkon nga Inspektorati dhe Policia të marrin masa ndaj Gazmend Muhaxherit

AAK në Pejë kërkon nga Inspektorati dhe Policia të marrin masa ndaj Gazmend Muhaxherit

Komuna e Pejës është në mesin e 18 komunave që konsiderohen me rrezik të lartë të infektimit nga COVID-19 dhe ku kufizohet lëvizja pas orës 19:00, por kjo nuk vlejti të shtunën për kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Ai së bashku me shoqëri dhe drejtoreshën e Kulturës, Xhenet Syka- Kelmendi dhe në shoqëri me persona tjerë, nën tingujt e muzikës live e alkoolit, nuk respektoi masat që i vendosi bashkëpartiaku i tij nga LDK, Armend Zemaj dhe qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti.Dega në Pejë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar që të merren masa ndaj të parit të Pejës pasi theu rregullat e ekzekutivit kosovar.“Është për keqardhje mosreagimi i Inspektoratit në Komunën e Pejës, si dhe Policisë së Kosovës, që nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim ndaj kryetarit Gazmend Muhaxheri dhe vartësve të tij, për thyerjen e masave të Qeverisë së Kosovës kundër pandemisë, duke organizuar ahengje në kohën kur ato ndalohen, për të mirën qytetare”, thuhet në reagimin e AAK-së, dega në Pejë.Rregullat, sipas partisë opozitare në Pejë, e cila është partnere e koalicionit me LDK-në në nivel qendror, duhet të zbatohen njësoj për të gjithë.“Ne, Dega e AAK-së në Pejë, shprehim shqetësimin tonë së bashku me qytetarët, lidhur me këtë rast, andaj kërkojmë nga inspektorati i Komunës së Pejës dhe Policia, që të veprojnë drejtë dhe objektivisht për të gjithë njësoj, ashtu siç po shqiptohen gjoba ndaj qytetarëve të papunë, bizneseve edhe ashtu të dëmtuara e të lëna anash nga Komuna e Pejës, të merren masa ndaj thyerjes së rregullave edhe nga Gazmend Muhaxherit dhe vartësve të tij, të cilët po sillen si mbretër ndaj qytetarëve të varfër”, thuhet në reagim.Ndërkohë, Gazmend Muhaxheri ka arsyetuar ndjen ku festohej me muzikë live e alkool të shtunën mbrëma.“Kanë ardhë me pi kafe aty 4-5 kojshi aty rend duke banu aty.

Domethënë nuk është që ne e kemi thy ndonjë rregull. Ajo këngëtarja ka qenë në shtëpinë tjetër duke pushu. Është një veprim që unë e kom bo, më kanë thirrë me e pi një kafe, kanë qenë dy vetë, kanë ardhë edhe dy janë bo katër e janë bo gjashtë…”, është arsyetuar Muhaxheri.