Fjalë Kyçe

Aaron Wan-Bissaka, në mesin e pesë futbollistëve më të shtrenjtë në histori të Man United

Aaron Wan-Bissaka, në mesin e pesë futbollistëve më të shtrenjtë në histori të Man United

Wan-Bissaka gjatë ditës së sotme do të zyrtarizohet si lojtar i “Djajve të Kuq”. Ai do të bëhet transferimi i katërt më i shtrenjtë në histori të Manchester United.

Aaron Wan-Bissaka zyrtarisht do të bëhet gjatë ditës së sotme lojtar i Manchester United, por tashmë ka rrjedhur një fotografi në internet ku 21-vjeçari shihet duke pozuar me fanellën e “Djajve të Kuq”.

Aaron do të jetë transferimi i dytë i “Djajve të Kuq” për këtë verë pas Daniel James dhe do të kushtojë 50 milionë funte.

Reprezentuesi i Anglisë U-21 do të hyjë në mesin e futbollistëve më të shtrenjtë në histori të Manchester United, pas Paul Pogba, Romelu Lukaku dhe Angel Di Maria, duke lë prapa lojtarë si Fred, Matic, Mata, Martial, Victor Lindelöf etj.

Aktualisht Paul Pogba është lojtari për të cilin United ka paguar më së shumti, 89.3 milionë funte në gusht të vitit 2016 për ta blerë nga Juventusi.

I dyti renditet Romelu Lukaku që në vitin 2017 u ble nga Evertoni për 75 milionë funte. Ángel Di María zë vendin e tretë që në vitin 2014 u ble për 59.7 milionë funte nga Real Madridi, kurse Fred tani renditet pas Aaron, i cili erdhi nga Shakhtar Donetsk në qershor të vitit 2018 për 47 milionë funte.

Trajneri i “Djajve të Kuq”, Ole Gunnar Solskjaer, shpreson se ka blerë një mbrojtës që do të jetë zgjedhja e parë në krahun e djathtë për një dekadë.