Fjalë Kyçe

Abazi pyet Haradinajn: Cili shërbim sekret të ka kthyer nga burgu i Francës në kryeministri?

Abazi pyet Haradinajn: Cili shërbim sekret të ka kthyer nga burgu i Francës në kryeministri?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ia bëri pyetjen në seancë kryeministrit Albin Kurti se a është rekrutuar nga shërbimi sekret serb.

Abazi e ka pyetur Haradinajn se cili shërbim sekret e ka kthyer nga burgu në Francë drejt e në kryeministri.

“Në pyetjen e Haradinajt që mendoj që në gjuhën parlamentare nuk duhet të ekzistojë ajo formë e poshtërimit të njerëzve të cilët kanë përgjegjësinë dhe mandatin nga mbi 50 për qind të popullatës dhe e kthen gjuhën parlamentare në një konflikt të panevojshëm”.

“Bën një far lloj helmimi të opinionit publik në formën e pyetjeve se cili shërbim sekret e ka rekrutuar kryeministri, rrjedhimisht ngrit çështjet të cilat Haradinajn duhet pyetur se cili shërbim sekret e ka kthyer nga dhomat e burgut në Francë drejt e në kryeministri”.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.