Fjalë Kyçe

Abazi reagon ndaj akuzave të Molliqajt: Kushton më lirë se serialet turke por efektin e ka të njëjtë

Abazi reagon ndaj akuzave të Molliqajt: Kushton më lirë se serialet turke por efektin e ka të njëjtë

Analisti politik, Haki Abazi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë një koment rreth zhvillimeve të fundit në vend, me theks të veçantë për akuzat e deputetit Dardan Molliqaj në drejtim të Glauk Konjufcës.

Abazi thotë se përqindjet e ulëta të PDK-së, kërcënimi nga Gjykata Speciale dhe thirrja nga Gjermania në Berlin dhe joekzistenca e PSD-së në përqindjet e matjeve të opinionit publik dhe perspektiva e koalicionit LDK-LVV si duket kanë venë në veprim mashën e topitur të SHIK-ut.

Njohësi i politikës në vend ndër tjerash në postimin e tij thotë se PSD po e zbaton planin e premtuar nga Veseli, “Kemi me ju ngi SHIK”, vetëm se sipas Abazi, krejt kjo po bëhet pa sukses.

Shkrimi i plotë: Molliqaj e Ahmeti me planin e ri te aksionit alla SHIK

Perqindjet e uleta te PDK, kercnimi nga gjyakta speciale dhe thirrja nga Gjermania ne Berlin dhe joekzistenca e PSD ne ne perqindejt e matjeve te opinionit publik dhe perspektiva e kolacionit LDK-LVV si duket kane vene ne veprim mashen e topitur te SHIK-ut- . Molliqaj, dora e e fshehur e Ahmetit po tregon se qellimin e deshtuar te shkaterrimti te LVV dhe duke u larguar me bisht nenkembe tani po mundohet ta riaktivizoje me sulme qe as ne serialet turke njeriu nuk i shef. Sigurisht qe Molliqaj kushton me lire se serialet turke por efektin e ka te njejte.

Ajo qe nuk eshte thene mjaftueshem eshte fakti qe Molliqaj ka dale atehere kur eshte shkarkuar nga detyra per mospune dhe mungese rezultatesh. Por pse eshte varur Molliqaj tek Konjufca- kjo nuk eshte as e rastesishme e as personale, perkundrazi Ahmeti po mundohet qe ta godase LVV duke e futur ne loje nivelin e dyte me goditje nen brez. Keto jane taktikat e Veselit e Thacit qe perdornin kuder LDK dhe LVV vetem se tani kane krijuar PSD qe ajo te merret me punet e pista te krijimit te apatise qytetare dhe ngritjes se mjegulles.

Sa me shume qytetare qe dalin ne zgjedhje aq me e vogel eshte perqindja per PDK dhe ata pak njerez qe votojne per PSD (lexo: tezet e dajat) jane perqindja e krejt e paperfillshme. Cdo matje tregon se ata jane me pak se 2% ndersa ju jepet hapesire per te gerrditur qytetarin, te shtojne apatine dhe te bejne zhurmen shurrdhonjese. Vertete gerrditese bashke me kundermimin e Prishtines qe eshte mberthyer nga kanalizimete dhe mbeturinat. Ne pushtetin nacinal krimi e korrupcioni nuk luftohet se i bie qe ata te luftojne veten. Ne nivelin komunal mebturinat nuk menjanohen sepse do te thoshte menjanim e vetes- jane te paafte.

Kjo eshte karakteristie e njerezve pertace, llafazan dhe demagoge, e shohin kimen ne qullin e huaj dhe nuk e shohin tranin ne te vetin.

Shpikesi agjitator Molliqaj eshte fenomeni se si nuk duhet shpresuar qe rinia e pa arsimuar e pa edukuar dhe pa kulture minimale mund ose meritojne te jene pjese e proceseve me interes publik. Ai qe kishte nxjerrur njerez me dhune nga makina dhe kishte bere cdo gje per te treguar qe eshte nje zevendesim i ri i tipit PRONTO. Gjuha e tij aspak nuk dallon ga Grabovci, Haxhiu e Musliu. Jane ne te njejten frekuence valore te pandershme e te pacipe. Dallimi eshte se ata e kane per shef shefin e SHIK-ut ndersa Molliqaj e ka per shef shefin e berllogut te Prishtines. Ky edhe nuk eshte ndonje dallim esencial sepse jane pjese e te se njejtes pako, goditje nenbrez dhe nga prapa skena dhe njesoj dhe rezultatin e punes e kane te barabart me mjerimin qytetare. PSD po e zabton planin e premtuar nga Veseli ” “Kemi me ju ngi SHIK” – vetem krejt pa sukses.