Fjalë Kyçe

Abazi: Vetëm frikacakët nuk guxojnë të shkojnë në zgjedhje

Abazi: Vetëm frikacakët nuk guxojnë të shkojnë në zgjedhje

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi ka thënë se statistikat e UNDP-së rreth vlerësimit të politikanëve kosovarë janë të vërteta.

Përmes një postimi në Facebook, Abazi tha se vetëm frikacakët nuk guxojnë të shkojnë në zgjedhje.

” Qytetarët e duan të ardhmën e tyre në shtetin e tyre të plotë dhe jo politikanët që shkencën e përdorin vetëm në përllogaritjen e parave që përfitojnë nga krimi ekonomik- ndërtimor, punësimet familjare dhe zaptimi i pronave publike. % nuk e dinë. Nëse nuk ju besojnë statistikave, shkojmë në zgjedhje e shohim se si janë statistikat”, ka shkruar Abazi.

Ai madje vazhdoi duke thënë se Qeveria Kurti është më e përkrahura dhe se Kurti është kryeministri më i besuar.

” Qytetarët duan ndryshimin e 6 tetorit, jo terrin e regjimit të 20 viteve”, shkroi Abazi.