Fjalë Kyçe

Abazoviq thotë se do t’i përgjigjet ftesës së Vuçiq për Samitin e radhës së Ballkanit të Hapur

Abazoviq thotë se do t’i përgjigjet ftesës së Vuçiq për Samitin e radhës së Ballkanit të Hapur

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka deklaruar se do t’i përgjigjet ftesës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të marrë pjesë në Samitin e radhës së Ballkanit të Hapur, që do të mbahet në Ohër, raporton B92, transmeton Telegrafi.

Abazoviq ka thënë se nuk ka parë asnjë argument të vlefshëm pse nisma rajonale “Ballkani i Hapur” nuk është e mirë për Malin e Zi.

“Unë do t’i përgjigjem ftesës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për të marrë pjesë në Samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër. Do të largohem në cilësinë e kryeministrit”, tha Abazoviq.

Ndryshe, Ballkani i Hapur është themeluar nga Serbia, Shqipëria e Maqedonia e Veriut. Megjithatë kjo nismë është refuzuar nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Politikani shqiptar nga Mali i Zi, Dritan Abazoviq u zgjodh kryeministër i vendit më 28 prill.