Fjalë Kyçe

Abdixhiku arrin në qeveri për takimin me Kurtin

Abdixhiku arrin në qeveri për takimin me Kurtin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka arritur në objektin e qeverisë për takimin me kryeministrin Albin Kurti, raporton Gazeta Express.

Kreu i LDK-së është parë i shoqëruar nga nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri.

Abdixhiku ka pranuar ftesën e shefit të qeverisë për konsultim me liderët opozitarë rreth çështjeve me interes për vendin.

Një nga temat që pritet të diskutohet është edhe dialogu me Serbinë.

Kurti dje është takur me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, teksa kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka refuzuar ftesën e Kurtit për takim.