Fjalë Kyçe

Abdixhiku: Ati themeltar i shtetit të Kosovës, Dr. Rugova, i mbijeton kohës

Abdixhiku: Ati themeltar i shtetit të Kosovës, Dr. Rugova, i mbijeton kohës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në Ditën e Presidentit ka vizituar “Shtëpinë e Pavarësisë”.

Abdixhiku ka thënë se pikërisht me 24 maj të vitit 1992, Kosova ka mbajtur zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin dhe Presidentin e Republikës, ku Ibrahim Rugova u zgjodh Presidenti i parë i Kosovës dhe sipas tij kështu nisi rrugëtimi institucional për Liri, Pavarësi e Demokraci.

“Pjesa tjetër është histori e lavdishme që i mbijeton kohës. Ati themeltar i shtetit të Kosovës, Dr. Rugova, i mbijeton kohës”, ka shkruar Abdixhiku, transmeton KlanKosova.tv.

Kreu i LDK-së ka thënë se në “Shtëpinë e Pavarësisë” njeri gjen jo vetëm kujtesën e një elite intelektuale e një lëvizje popullore që e përcaktoi të ardhmën mbarë e mirë, por edhe motivin për të shërbyer me nder e përgjegjësi në Kosovë.

“Ky motiv është udhërrëfyes për secilin prej nesh sot e nesër”, është shprehur Abdixhiku.