Fjalë Kyçe

Abdixhiku: Buxheti i Kosovës do të shpenzohet për paga dhe pensione

Abdixhiku: Buxheti i Kosovës do të shpenzohet për paga dhe pensione

Sipas deputetit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, shumica e buxhetit të Kosovës për vitin 2019 do të shpenzohet për skemat pensionale.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se 1.4 miliardë euro janë ndarë për paga e skema, raporton lajmi.net.

Këtë, Abdixhiku e quan popullizëm.
Ky është postimi i Abdixhikut në Facebook:

Që ta dini, nga sot,
– 740 milionë euro paga;
– 660 milionë euro skema;
Nga Buxheti 1.9 miliardësh, plot 1.4 miliardë euro për paga e skema në vit. Lajm shumë i mirë për përfituesit e sektorit publik; pabarazi enorme për secilin tjetër në sektorin privat e të papunë. Merreni si të doni, por – për të gjithë bashkë – spitalet mjerim, shkollat PISA, gjyqësorët krim e të rinjtë e papunë do të jenë të zakonshëm për shumë kohë. Popullizmi këtë ka.