Fjalë Kyçe

Abdixhiku: Falënderoj punëtorët e palodhshëm që ditën e natën na bëjnë rrugët më të sigurta

Abdixhiku: Falënderoj punëtorët e palodhshëm që ditën e natën na bëjnë rrugët më të sigurta

Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, ka thënë se pas reshjeve të djeshme, i ka mbledhur menaxherët mbikëqyrës të rrugëve dhe u ka kërkuar reagim të shpejtë në autostradat ‘Ibrahim Rugova’ dhe “Arbën Xhafer”.

“Mbrëmë, pas reshjeve të shumta, pranuam raportime për gjendje të rëndë në disa pjesë të autostradave “Ibrahim Rugova” dhe “Arbën Xhaferi”. Herët në mëngjes, mblodha menaxherët mbikqyrës të rrugëve – me vërejtje i kërkuam kompanive përkatëse reagim të shpejtë. Menjëherë pasdite të njëjtat morën masa duke dhënë shembull reagimi. Kur punojnë mbarë, meritojnë lëvdata”, ka shkruar Abixhiku.

Tutje, Abdixhiku falendëroi punëtorët dhe e jepi lajmin e mirë; liqenet po mbushen.

“Jemi falenderues për punëtorët e palodhshëm që ditë e natë bëjnë rrugët tona më të sigurta. Kemi ende punë në viset malore, e ndihmat që po u japim komunave të vogla po ngadalësojnë kapacitetet tona. Gjithsesi, kujdes shpejtësinë! Sonte pritet natë me ngrica. Lajmi i mirë; liqenet po mbushen!”, shkruan Abdixhiku.