Fjalë Kyçe

Abdixhiku: Historia e Kosovës, e lidhur meAmerikën – në okupim, në luftë, në paqe

Abdixhiku: Historia e Kosovës, e lidhur meAmerikën – në okupim, në luftë, në paqe

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës historinë e Kosovës në okupim, në luftë e në paqe.

E ka bërë këtë duke komentuar në Facebook  mbështetjen e fundit të SHBA-së për ushtrinë e Kosovës.

Ka thënë se ardhja në Kosovë e automjeteve ushtarake nga SHBA’ja është veçse fillimi.

Ky është shkrimi i Abdixhikut:

Historia që s’duhet harruar kurrë:

– 1992 Amerika vendosë vijë të kuqe për Kosovën.

– 1999 Amerika intervenon ushtarakisht për Kosovën.

– 2008 Amerika sponsorizon pavarësinë e Kosovës.

– 2018 Amerika mbështetë e ushtrinë e Kosovës.

Në okupim, në luftë, në paqe. 51 mjete ushtarake mbërrijnë nga SHBA-të në Kosovë. Ky është veçse fillimi.