Fjalë Kyçe

Abdixhiku i shkon në shtëpi të dërguarit të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor

Abdixhiku i shkon në shtëpi të dërguarit të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar të shtunën një takim me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Takimi është njoftuar nga vetë Abdixhiku, i cili tha se e falënderoi për përkrahjen e Gjermanisë për Kosovën.

Sipas deputetit të LDK-së në Kuvend, takimi është zhvilluar në shtëpinë e emisarit Sarrazin.

“Në Hamburg, në shtëpinë e Manuel Sarrazin, të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor. E falenderova për gjithë përkrahjen gjermane ndaj Republikës së Kosovës”, shkroi ai.