Fjalë Kyçe

Abdixhiku pas takimit me Kurtin për situatën në veri: Në kohë si këto, uniteti politik është esencial

Abdixhiku pas takimit me Kurtin për situatën në veri: Në kohë si këto, uniteti politik është esencial

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur pas takimit me kryeministrin Albin Kurti lidhur me situatën në veri.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ka shprehur shqetësimin për gjendjen e krijuar në veri.

AI ka thënë se i ka dhënë mbështetje për shtrirjen e ligjshmërisë në vend dhe për punën e Policisë tonë atje.

“Në kohë si këto, uniteti ynë është esencial. Njëkohësisht kërkova qartësime shtesë për rrugën tonë përpara, qartësime që duhet të na vijnë sa më parë. Kosova nuk e ka luksin të durojë tensionet në territorin e vet”, ka shkruar Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetetarë,

Pas propozimit tonë të djeshëm dhe ftesës së Kryeministrit, sot në mëngjes, së bashku me Kryetarin e PDK-së z. Krasniqi, u takuam me Kryeministrin Kurti.

Në takim, shpreha shqetësimet tona për gjendjen e krijuar në Veri. Dhashë mbështetje për shtrirjen e ligjshmërisë në vend dhe për punën e Policisë tonë atje. Në kohë si këto, uniteti ynë është esencial.

Njëkohësisht kërkova qartësime shtesë për rrugën tonë përpara, qartësime që duhet të na vijnë sa më parë. Kosova nuk e ka luksin të durojë tensionet në territorin e vet.

Kryeministrit Kurti i kërkova poashtu koordinim të plotë me aleatët tanë; në veçanti me SHBA-të dhe BE-në. Është përgjegjësi e detyrim i tij dhe Qeverisë që koordinimi të bëhet menjëherë.