Fjalë Kyçe

Abdixhiku për programin e Qeverisë: Dokumenti më jopërmbajtësor që kam lexuar ndonjëherë

Abdixhiku për programin e Qeverisë: Dokumenti më jopërmbajtësor që kam lexuar ndonjëherë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se programi i prezantuar nga Qeveria e Kosovës, është dokumenti më jopërmbajtësor që ka lexuar ndonjëherë.

“Ky dokument 60 faqesh i përgatitur për 60 ditë, nuk ka as argument e as ide të fjalës. Për befasinë time e tonën, është një ndër dokumentet më sipërfaqësore e më jopërmbajtësore që kam lexuar ndonjëherë”.

“Dyshimin disi e kapërcen sepse faqet megjithatë s’e bëjnë përmbajtjen. Përmbajtjen e përbëjnë argumentet e idetë e fjalës. Sa të fuqishme, sa konkrete e sa kreative janë ato. Por, ky dokument 60 faqesh i përgatitur për 60 ditë, nuk ka as argument e as ide të fjalës. Për befasinë time e tonën, është një ndër dokumentet më sipërfaqësore e më jopërmbajtësore që kam lexuar ndonjëherë – e që mban titullin e Programit Qeverisës për 4 vjet. Dhe s’po e them këtë si kritikë sa për hir të opozitarizmit. Është një dokument që s’përmban ndonjë masë, ndonjë matje e ndonjë numër. S’përmban as kohë se kur do të nisë e kur do të përfundojë një politikë qeveritare për katër vjet planifikim. S’thotë gjë, askund – përjashto ndonjë politikë dytësore aty – këtu se çfarë problemi do të adresojë, çfarë rezultati do të japë, kush do ta implementojë, sa do të kushtojë, e si do ta bëjë atë. Këtë pret secili nga një Program Qeverisës. Çfarë do të bëhet për katër vjet e si do të duket vendi ynë i përbashkët katër vjet nga sot”.

“Do të bëjmë politika të mira”, thotë Programi Qeverisës në pothuajse secilin sektor. Ec e definoje abstraktin e një hartimi të tillë. “Do të bëjmë politika të mira”, s’është masë! Është deklaratë. Është parullë. Në Programin Qeverisës parullat vend s’kanë. Ato as nuk maten as s’udhëzojnë. Ato thjeshtë jepen sa për të mbushur vend”, tha kreu i LDK-së