Fjalë Kyçe

Abdixhiku për rrethin në Veternik: Edhe pak!

Abdixhiku për rrethin në Veternik: Edhe pak!

Ministri i Infrastrukturës Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se po punohet intensivisht në përfundimin e projektit të rrethrrotullimit në Veternik.

‘Edhe pak’, ka shkruar ai në një postim të shkurtër në llogarinë e tij në Facebook.

‘Mbi 60 punëtorë e 20 makineri të rënda sot në vendpunishte për të hapur qarkullimin sa më parë. Kënaqësi’, ka shkruar Abdixhiku.

Ministri i ri i Qeverisë Kurti një nga vizitat e tij të para e kishte realizuar pikërisht në këtë punishte dhe kishte premtuar përshpejtimin e punimeve dhe përfundimin e projektit në fillim të marsit.