Fjalë Kyçe

Abdixhiku pranon zyrtarisht detyrën e ministrit të MMPH-së nga ish-ministri Matoshi

Abdixhiku pranon zyrtarisht detyrën e ministrit të MMPH-së nga ish-ministri Matoshi

Ministri i deritanishëm Fatmir Matoshi, zyrtarisht ia dorëzoi detyrën ministrit të ri, Lumir Abdixhiku.

Matoshi ia dorëzoi Abdixhikut disa prej punëve që janë në proces dhe prioritetet e ministrisë. Ai po ashtu, e njoftoi përmes një raporti të dorëzuar për punën 3 vjeçare të MMPH-së, për të arriturat dhe punët e kryera dhe atyre që janë në proces dhe në përparësi.

Ministri Abdixhiku u zotua se do të fillojë së zbatuari programin ambicioz të qeverisë i cili ka prioritet mjedisin duke përfshirë ajrin, ujin dhe ruajtjen e resurseve natyrore.

Që të dy u dakorduan se do të mbajnë komunikim konsultativ për të njohur më thellësisht dhe më afër kabinetin e ri qeveritar me të arriturat dhe ngecjet e MMPH-së.

Ish-ministri Matoshi, po ashtu, uroi që ministri i ri Abdixhiku të dalë edhe me i suksesshëm në realizimin e prioriteteve të MMPH-së.