Fjalë Kyçe

Abdixhiku: Presidentja bëhet apartiake dhe jopolitike kur e merr detyrën

Abdixhiku: Presidentja bëhet apartiake dhe jopolitike kur e merr detyrën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se presidentja në momentin që e merr pozitën bëhet apartiake dhe jopolitike.

“Presidentja bëhet jopartiake dhe jopolitke, në momentin që e merr këtë rol kushtetueses dhe e ushtron konform rregullave kushtetuese dhe përtej saj. Gjithashtu duhet të trajtojë barabartë të gjithë akterët politikë në vend, jo vetëm pozitën dhe pushtetin, por sidomos opozitën”, tha Abdixhiku kur u pyet se si e komenton çështjen se a mund të jetë presidente apartiake Vjosa Osmani.

Ndryshe Abdixhiku kishte thënë se partia që ai udhëheq nuk do të jetë pjesë e qeverisë.

“LDK nuk do jetë pjesë e qeverisë, sa jam unë kryetar, LDK nuk do të jetë në qeveri, do të jem opozitë, do te merrem me rikthimin e LDK-së, në korrigjimin e gabimeve që kemi pasë duke synuar ruajtjen e nivelit demokratik në vend”, ishte shprehur ai.