Fjalë Kyçe

Abdixhiku pret përfaqësuesit e Bankës Botërore: Do t’i kushtojmë rëndësi mbrojtjes së ambientit

Abdixhiku pret përfaqësuesit e Bankës Botërore: Do t’i kushtojmë rëndësi mbrojtjes së ambientit

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim drejtoreshën rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor Linda Van Gelder.

“Abdixhiku dhe Gelder diskutuan për projektet e përbashkëta që janë në implementim e sipër dhe ato që mund të gjejnë zbatim në të ardhmen. Me këtë rast, Abdixhiku shpalosi edhe prioritet e qeverisjes për fushat që mbulon ministria që ai drejton. Mes të tjerash, theksoi vendosmërinë e tij për të përfunduar projektet madhore infrastrukturore të cilat janë në proces e sipër ndërsa tha se vëmendje të veçantë do t’i kushtojë mbrojtjes së mjedisit.”- njofton Ministria e Infrastrukturës përcjell Klan Kosova.

Përfaqësuesit e Bankës Botërore, shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin dhe dhënien e ndihmës profesionale, në realizim të projekteve të mira për Kosovën.