Fjalë Kyçe

Abdixhiku priti në takim shefin e EULEX-it, Wigemark

Abdixhiku priti në takim shefin e EULEX-it, Wigemark

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga anëtarët e Kryesisë, Tahiri dhe Murtezaj, ka pritur në takim shefin e misionit të EULEX-it, ambasadorin Lars-Gunnar Wigemark.

Abdixhiku e njoftoi Wigemark për prioritetet e LDK-së, me theks të veçantë në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, për përgatitjet e LDK-së për zgjedhjet e tetorit, si dhe prioritetet tjera që ndërlidhen me fushën e integrimit evropian dhe euroatlantik, bëjnë të ditur nga zyra për informim e LDK-së.

Ndërkaq, ambasadori Wigemark ritheksoi se EULEX-i do të vazhdojë të mbetet përkrahës i institucioneve të Kosovës në sundimin e rendit dhe ligjit si dhe njëkohësisht e falënderoi kryetarin Abdixhiku për bashkëpunimin.