Fjalë Kyçe

Abdixhiku: Refuzim i trajtimit të temës për rritjen astronomike të çmimeve tregon frikë të madhe të pushtetit për tu përballur

Abdixhiku: Refuzim i trajtimit të temës për rritjen astronomike të çmimeve tregon frikë të madhe të pushtetit për tu përballur

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është deklaruar sot lidhur me zhvillimet në kuadër të paralajmërimeve për rritje të çmimeve në faturat energjetike.

Abdixhiku deklaroi se seanca e sotme është rrjedhojë e refuzimit të pashpjegueshëm të pushtetit për të trajtuar temën më të rëndësishme.

E keni kuptuar ndonjëherë se përse ju bien flokët? Ja Zgjidhja!
Dr. Jacob
“Ky refuzim i trajtimit të temës për rritjen astronomike të çmimeve tregon një frikë të madhe të pushtetit për tu përballur.Shpërfaq një hipokrizi politike në Kuvend . Një standard i tillë i sjelljes parlamentare do të marrë përgjigjen e duhur, në kohën e duhur.Ndaj mendimin me qytetarët se rritja e çmimit të energjisë elektrike është i padrejtë dhe diskriminues ndaj një pjese të qytetarëve dhe si i tillë meriton përgjigjen refuzuese nga ky Kuvend. Kosova kishte nisur me tre muaj vonesë nga vendet e rajonit,e gjashtë muaj vonesë nga vendet e huaja debatin për rritjen e çmimit të energjisë”, tha ai.

Abdixhiku deklaroi se Qeveria e Kosovës vazhdimisht kishte mohuar se në Kosovë kishte krizë, duke përfunduar me paralajmërimin e javës që shkoi.

“Pra çmimet do të rriteshin në shkallën më të lartë ndonjëherë në Kosovë.Kjo është paaftësi e cila më pas rezulton me rritje enorme të çmimeve. Tani kriza globale si në çdo vend tjetër ka shkaktuar krizë kudo, s’ka shtet që nuk subvencionon por çështja që duhet ngritur është se sikur të reagonim në kohë a do të ishte kjo shumë më e vogël dhe natyrisht.Praktikat e vendeve tjera na tregojnë se po, e ne pyesim se kush duhet të mbajë përgjegjësi për mos reagueshmërinë. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi edhe nëse 1 euro është shpenzuar më shumë, se lërë më mijëra e miliona euro.Në paraqitjen e deritanishme lind pyetja se a duhet apo s’duhet të paguhet kjo shumë nuk zë vend. Por duhet pyetur se ku i gjenë paratë shteti.”, shtoi Abdixhiku.