Fjalë Kyçe

Abdixhiku thirrje Osmanit pas takimit me Escobar e Lajçak: Reflekto, bëhu më e zëshme e kritike

Abdixhiku thirrje Osmanit pas takimit me Escobar e Lajçak: Reflekto, bëhu më e zëshme e kritike

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur pas takimit që ka pasur me emisarët e BE-së dhe SHBA-së, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar.
Para mediave, Abdixhiku ka thënë se Kosova është një situatë shqetësuese për shkak të relacioneve me miqtë ndërkombëtarë, shkruan lajmi.net.

Ai tha se në këtë situatë, duhet të reflektojë edhe presidentja Osmani, e cila sipas tij duhet të jetë më e zëshme në këto momente kritike.

“Po futemi në një situatë bukur shqetësuese për Republikën e Kosovës dhe për më tepër të paqartë. Shqetësuese për shkak të gjendjes së relacioneve që Kosova i ka me aleatët e saj dhe të paqartë për shkak të mungesës së planit dhe gatishmërisë së kryeministrit të Kosovës për dakordim me aleatët tanë. Në këtë fazë të Kosovës, qytetarëve tanë i mbetet të sheh dhe pasojat që mund të vijnë në relacioni i tillë, në radhë të parë nga SHBA, BE dhe NATO”, tha Abdixhiku.

Një gjendje të tillë, si LDK, e kemi të vështirë ta pranojmë, si parti politike opozitare me numër të kufizuar të deputetëve ne kuvend, veprimet tona do të jenë publike, por në të njëjtën kohë shpresojmë që mediat ta transmetojnë sa ma qartë të gjendjes së Kosovës sot, si gjendje e paparë për ne në këto 33 vite përpjekje për liri dhe pavarësi, dhe qytetarët e Kosovës të kuptojnë përtej popullizmit, për rrugën që kryeministri Kurti po e fut Kosovën. Unë shpresoj që ai të reflektojë dhe sërish i bëj thirrje presidentes të jetë më e qartë, më e zëshme, në këtë moment kritik për Kosovën”, tha Abdixhiku.

“Si parti opozitare po e ngris shqetësimin për gjendjen e paprecedentë historike në të cilën është Kosova”, tha Abdixhiku në fund.