Fjalë Kyçe

Abdixhiku thotë se koalicioni me VV-në ishte i pamundshëm, tregon ku gaboi LDK-ja

Abdixhiku thotë se koalicioni me VV-në ishte i pamundshëm, tregon ku gaboi LDK-ja

Kandidati për kryetar të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se i respekton shumë kundërkandidatët e tij për të parin e këtij subjekti, duke iu referuar Lutfi Haziri dhe Anton Qunit.

Me të dy, Abdixhiku tha se patën takime para shpalljes së kandidaturave. “I kam kolegë i respektoj të gjithë. Me Hazirin dhe Qunin kam pasur takime para se të shpallnin kandidaturën dhe jemi marrë vesh që të ruajmë njëri-tjetrin nga kjo fushatë”.

“Jemi pjesë e një familjeje politike. Jemi kolegë, bashkëpunëtorë. Unë do dua që këtë platformë të jetë fituese, dhe më pas të bashkëpunojmë me njerëzit e shtëpisë time politike. Jemi të bindur që t’i bashkojmë gjithë në këtë drejtim”.

“Nuk ka përjashtime në këtë dhe s’do të jem dëmtues i këtyre proceseve. Roli im nuk është rol shpëtimtar, është rol menaxhues, është pjesë e një ekipi të shëndetshëm, të dijshëm të madh. Këta kolegë i respektoj shumë”, tha ai.

Abdixhiku ka treguar se gabimet për rënien e rezultatit të LDK-së janë nga zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar. “Gabimet për rënie të rezultatit kanë ndodhur nga 6 tetori e tutje, elektorati na kishte vendosur të dytin dhe tjetër çka është që ne nuk kemi ditur ta rrisim këtë rezultat. Hapat tjerë që kanë shtyrë drejt rënies se rezultatit janë prishja e Qeverisë në kohë të pandemisë, jo për fajin e LDK-së për më tepër për mënyrën e artikulimit të kësaj prishje dhe për vrapimin për ta marrë qeverinë menjëherë”.

“Nuk i fajësojë rrethanat që sollën deri te prishja, alternativa e jonë do të duhej të mos vazhdimi i marrjes së përgjegjësisë dhe marrjes së Qeverisë. U prishën relacionet dhe me zor nuk mund të shkosh tutje, pra kur një palë tjetër nuk dëshiron të bashkëpunojë me ty është kaq e thjeshtë, këtu përfundon gjithçka, ne investuam në një kohë të gjatë për bashkëpunimin, por dikur erdhëm në një pikë së s’mund të bashkëpunonim”.

“Kishte mos vullnet të bashkëpunimit të dy palësh, kur ka vullnet të tillë të mos bashkëpunimit nuk ka poentë të vazhdohet më tutje. Pavarësisht, kësaj unë besoj se përpjekjet tona për ta marrë Qeverinë në kohë jo të favorshme, ndaj LDK-së ka qenë fatale për në rënie të tanishme”.

“Zgjedhjet nuk ishin alternativë se ishte pandemi, por siç nuk ishte alternativë edhe rrëzimi i Qeverisë, për më tepër provimi i ndërtimit të një Qeverie stabile me partnerët që nuk kishim konsideratë të plotë asokohe. Gjithë këto çështje e bën situatën të tensionuar të LDK-së në publik, ne e humbëm betejën politike, kjo pakënaqësi më pas shpërtheu në zgjedhjet e viti 2021 dhe rezultatin që e kemi tani, janë arsye që i kemi marrë nga tereni dhe me njerëzit që janë larguar nga Qeveria”, ka thënë Abdixhiku në Klankosova.