Fjalë Kyçe

Abdixhiku urdhëron të gjitha kompanitë përgjegjëse të jenë gjatë gjithë natës në teren, pas reshjeve të borës

Abdixhiku urdhëron të gjitha kompanitë përgjegjëse të jenë gjatë gjithë natës në teren, pas reshjeve të borës

Në orët e mbrëmjes, kanë nisur të reshurat e borës në vendin tonë.

Bora ka mbuluar rrugët në shumë qytete, përfshirë edhe Prishtinën.

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku përmes një statusi në Facebook ka treguar se rrugët po pastrohen, derisa ka apeluar për kujdes në vozitje.

Gjithashtu ministri, ka njoftuar se ka urdhëruar të gjitha kompanitë përgjegjëse që të jenë gjatë gjithë natës në terren.

“Lajme të mira me borë; por që kërkohet kujdes në vozitje. Rrugët po pastrohen, e liqenet po mbushen me ujë.

Sapo përcolla nga afër disa nga mirëmbajtësit e rrugëve. Jam në kontakt të vazhduesheshëm me përgjegjësit e Ministrisë. Kam urdhëruar që të gjitha kompanitë përgjegjëse të jenë sonte, gjatë gjithë natës, në terren”, ka shkruar Abdixhiku.