Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi, ka bërë me dije se edhe sot ishte pro koalicionit me LVV-në.
“Kërkova të afatizohet dhe të mos shtyhet më shumë arritja e marreveshjes. LDK-së sikur në fillim edhe tash duhet t’i takojnë presidenti, kryeparlamentari dhe pesë ministri”, ka shkruar Abrashi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka thënë se është koha për ndërtimin e Qeverisë.
“Partneriteti ndërtohet me mirëbesim e mirëkuptim, e jo përmes video prezentimeve, e nënçmimit të partnerit të vetëm serioz. Mos ia humbni shpresën vendit”, ka shkruar Abrashi.