Fjalë Kyçe

Abrashi-Shpend Ahmetit: Ti je sekser

Abrashi-Shpend Ahmetit: Ti je sekser

Ish-kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abarashi nëpërmjet një statusi ka kritikuar kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmetim.

Ai është shprehur se shërbyesit civil ende po manipulohen nga Shpend Ahmeti.

Ndër të tjera, Abrashi e ka quajtur Ahmetin edhe sekser.

“Ma mirë i bjen me u koncentru në punë të Prishtinës, e mos me lujt rolin e sekserit”, ka shkruar Abrashi.

Ky është postimi i tij i plotë:

Për ata shërbyes civil që ende i besojnë “Kryetarit” e vazhdojnë të manipulohen nga ai, i’u përkujtoj projektin e tij për banesa nga 100-150 euro për shërbyes publik.

Pasi tash e kreu me Bruksel dhe filloi të shpif për punë të Kuvendit, mirë kish me qenë me sqaru me përfaqësuesen e PSD, se sa herë ka qenë prezente në punëtori dhe sa i ka interesu ligji i pagave.

Ma mirë i bjen me u koncentru në punë të Prishtinës, e mos me lujt rolin e sekserit.

Përndryshe kam kërkuar nga Komisioni të sqaroj situatën edhe shpifjet.