Fjalë Kyçe

Abuzoi seksualisht disa herë me 16 vjeçaren, arrestohet 53 vjeçari

Abuzoi seksualisht disa herë me 16 vjeçaren, arrestohet 53 vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjirokastër, ku një vajzë e mitur është abuzuar seksualisht. Lidhur me këtë rast, policia ka ndaluar 53-vjeçarin me iniciale K.H. nga Libohova.

Dyshohet se në periudha të ndryshme kohore, 53 vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë 16 vjeçare. Kjo e fundit ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe për ekzaminime të mëtejshme.

Ndaj 53 vjeçarit janë referuar materialet në Prokurorinë e Gjirokastrës për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale më dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, raporton tvklan.