Fjalë Kyçe

Adele me lot në sy ua jep lajmin e hidhur fansave

Adele me lot në sy ua jep lajmin e hidhur fansave

Adele mes lotësh ka bërë të ditur se i ka shtyrë të gjitha shfaqjet e saj në Las Vegas, kjo sepse gjysma e ekuipazhit të saj janë infektuar me COVID-19.

Superylli britanik kishte planifikuar të fillonte një qëndrim tre mujor në hotelin ”Caesars Palace” ku do të kishte paraqitjet e saj të para live që nga viti 2017, shkruan Reuters.

“Ne kemi provuar absolutisht çdo gjë për të realizuar këtë koncert që ai të jetë mjaft e mirë për ju. Gjysma e ekipit tim janë të infektuar me COVID dhe ka qenë e pamundur të përfundosh shfaqjen”, ka thënë Adele në një video të postuar në ”Instagram”.

Tutje Adele ka bërë të ditur se do ta përfundojë shfaqjen e saj dhe do ta çoj atje ku duhet të jetë.

Shfaqjet do të vazhdonin sipas këngëve të albumit të saj të fundit “30”, i cili debutoi në numrin 1 në 30 vende në nëntor.