Fjalë Kyçe

Adelina Berisha paralajmëron dy bashkëpunime

Adelina Berisha paralajmëron dy bashkëpunime

Një nga emrat e pëlqyer të muzikës shqiptare, Adelina Berisha ka informuar fansat e saj për dy projekte të reja, shkruan lajmi.net. Përmes llogarisë së saj në Instagram, pyetjes së ndjekësit se “a do të ketë projekte të reja” këngëtarja i kthen përgjigje pozitive. Adelina konfirmoi se po vjen me dy bashkëpunime, por me kë […]

Një nga emrat e pëlqyer të muzikës shqiptare, Adelina Berisha ka informuar fansat e saj për dy projekte të reja, shkruan lajmi.net.

Përmes llogarisë së saj në Instagram, pyetjes së ndjekësit se “a do të ketë projekte të reja” këngëtarja i kthen përgjigje pozitive.

Adelina konfirmoi se po vjen me dy bashkëpunime, por me kë ka bashkëpunuar dhe datën se kur do të publikohen këngët, ajo nuk ka preferuar t’i zbulojë.

Projekti i fundit i saj titullohet “Gabim i bukur” dhe numëron rreth dy milionë klikime në platformën YouTube.