Fjalë Kyçe

Adelina dhe Vali kanë nostalgji për pushimet

Adelina dhe Vali kanë nostalgji për pushimet

Adelina dhe Vali kanë publikuar fotografi nga pushimet e vitit të kaluar.

Adelina Ismaili vazhdon të jetë një ndër emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare, shkruan lajmi.net.

Edhe Adelina si gjithë të tjerët për momentin ka pezulluar të gjitha planet, për shkak të pandemisë COVID-19.

Por, duket se ajo dhe bashkëshorti i saj, Vali, këto ditë kanë nostalgji për pushimet e vitit të kaluar.

Ishte pikërisht Vali ai i cili publikoi një fotografi në rrjete sociale, në të cilën shfaqet krah Adelinës në bregdet.

Kujtojmë se çifti janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar Uliks.