Fjalë Kyçe

Adelina në një moment romantik me bashkëshortin nga pushimet

Adelina në një moment romantik me bashkëshortin nga pushimet

Adelina Thaçi po i shijon pushimet me familjen e saj.

Këngëtarja Adelina Thaçi është shkëputur paksa nga puna për t’i kaluar disa ditë pushim me familjen e saj, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo nëpërmjet publikimit të disa fotografive në Instagram.

Në një prej tyre, Adelina është shfaqur në një moment romantik me bashkëshortin e saj, ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Bardhyl Metën.

Dyshja duken shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit.