Fjalë Kyçe

Adelina publikon foto intime me bashkëshortin

Adelina publikon foto intime me bashkëshortin

Adelina Tahiri ka publikuar së fundmi në Instagram një foto pas dyerve të dhomës së gjumit.

E shtrirë në shtrat lakuriq, Adelina ka fotografuar pamjen me të cilën është zgjuar; bashkëshortin Serjozha Markov, i cili duket vetëm me të brendshme.

Çifti sapo ka nisur pushimet dhe duke u nisur nga fotografitë që publikon vazhdimisht këngëtarja, destinacioni i tyre mund të përshkruhet si parajsa mbi tokë.

Kujtojmë se martesa e Adelinës ka qenë për një kohë të gjatë në vëmendjen e mediave rozë, për shkak të diferencës së madhe në moshë që ka këngëtarja me avokatin maqedonas, si dhe për pasurinë marramendëse që gëzon ky i fundit.