Fjalë Kyçe

Adelina shkëlqen në veshje kombëtare

Adelina shkëlqen në veshje kombëtare

Adelina duket për mrekulli në fotografitë e fundit.

Edhe pse nuk është shumë aktive me këngë të reja, Adelina Ismaili i mban të informuar fansat për çdo të re rreth saj përmes rrjeteve sociale, shkruan lajmi.net.

Së fundi, këngëtarja ndau me ndjekësit disa fotografi, në të cilat shfaqet e veshur me veshje kombëtare dhe dukej për mrekulli.

Këto imazhe vijnë pas fotosesionit, në të cilin u shfaq e veshur në të zeza e me flokë të kapura.

Kujtojmë se “Amaneti” titullohet projekti i fundit muzikor nga Adelina Ismaili, ndërsa fansat presin me padurim të dëgjojnë diçka të re.