Fjalë Kyçe

Adelina Tahiri e publikon burrin duke vallëzuar në dasmë, çifti befasojnë më pamjen

Adelina Tahiri e publikon burrin duke vallëzuar në dasmë, çifti befasojnë më pamjen

Adelina shfaqet shpesh me burrin e saj, nga ambiente të ndryshme relaksuese.

Këngëtarja Adelina Tahiri dhe bashkëshorti i saj nga Maqedonia, Serjoza Markov janë padyshim një nga çiftet më të komentuara.

Ata për 5 vite radhazi e mbajtën lidhjen e tyre fshehur, derisa në fund e kurorizuan me martesë.

E prej kohës që kur u bë publike, është përfolur aq shumë diferenca mes saj dhe tashmë burrit të saj, Markov.

Sidoqoftë ata tashmë po jetojnë të lumtur, bashkë me djalin e tyre që e kanë quajtur Jon.

Përveç moshës së burrit, Adelina komentohet vazhdimisht për jetën e saj luksoze që nuk heziton ta ndajë me publikun në rrjetet sociale, shkruan kosovarja.

Ajo shfaqet shpesh me burrin e saj, nga ambiente të ndryshme relaksuese, që i shijojnë bashkë.

Së fundit Adelina ka bërë publike një video të burrit të saj duke vallëzuar, që siç duket është xhiruar nga vet ajo.

“Dashur”, është mbishkrimi që i ka bërë kësaj videoje në Instagram.