Këngëtarja shqiptare, Adelina Tahiri që dy vite është e martuar me avokatin maqedon, Serjozha Markov.
Nga martesa e tyre dyshja kanë një djalë të vetëm të cilin e kanë pagëzuar me emrin Jon, shkruan lajmi.net.
Megjithatë, këngëtarja 27 vjeçare në paraqitjet e saj publike nuk ka ngurruar të tregojë që bashkëshorti i saj ka edhe një vajzë, Jana, nga martesa e parë e tij.
E sot, në llogarinë personale të Jonit, Adelina ka postuar një imazh të tij me motrën që duket se kanë raporte mjaft të mira.
Pavarësisht akuzave që ajo mori nga njerëzit, shpesh thotë se ndihet e lumtur me bashkëshortin e saj milioner.