Fjalë Kyçe

Adelina Tahiri shtatzënë për herë të dytë?

Adelina Tahiri shtatzënë për herë të dytë?

Këngëtarja Adelina Tahiri ngjalli dyshime se është sërish shtatzënë.

Adelina Tahiri është stërfolur për martesën e saj me biznesmenin maqedon Serjozha Markov, që tashmë kanë një fëmijë së bashku Jon Markov, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja shqiptare, e shkëputur nga muzika tash e disa muaj, nuk lë anash rrjetet sociale ku publikon imazhe nga pushime luksoze e të dhuratave ndryshme.

Në foton e fundit të publikuar, fansat vënë re se barku i këngëtares, dukej më i rrumbullakosur se zakonisht.

Edhe pse spekulimet kanë filluar, Adelina ende nuk ka dhënë ndonjë koment sa i përket kësaj çështje.

Kujtojme se projekti i saj i fundit muzikor quhet “ Hile Hile”, me muzikë nga Irkenc Hyka dhe tekst të shkruar nga Petro Xhori.