Pas irlandezit Conor McGregor, bota e Arteve Marciale të Përziera duket se do ta ketë yllin e saj të ardhshëm.
Betejën që po konsiderohej si një ndër më të mëdhatë në historinë e fundit të peshave të mesme, atleti nigerian Israel Adesanya, e bëri të dukej fare të lehtë.
Ai arriti ta mposht kundërshtarin Paulo Costa me nokaut në minutën 2:59 të raundit të dytë – dyluftim ky që u zhvillua në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Me këtë fitore Adesanya arriti ta mbrojë për të dytën herë titullin e peshave të mesme në UFC.
I pyetur nëse Israel Adesanya do të bëhet Anderson Silva i dytë në këtë sport, presidenti i UFC-së Dana White, ka thënë se “ai do të jetë ylli i madh këtu, veçanërisht pas performancës së sotme”.