Fjalë Kyçe

Administrohen mbi 7 mijë doza vaksinash për 24 orë

Administrohen mbi 7 mijë doza vaksinash për 24 orë

Është duke vazhduar vaksinimi masiv i popullatës, disa me doza të para, e disa me të dytat, kundër COVID-19.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë administruar 7 mijë e 348 doza.

Të vaksinuar me dozën e parë janë 834 mijë e 857 qytetarë.

Ndërkaq, dozën e dytë e kanë marrë 697 mijë e 728 të tillë.

Deri më tani, janë administruar gati 1 milion e 533 mijë doza kundër virusit korona.

Në anën tjetër, në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë, nga 2 mijë e 280 qytetarë të dyshuar, 16 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me SARS-CoV-2.