Fjalë Kyçe

Adriana Matoshi vjen me një reagim pasi Labi i ofroi ndihmë

Adriana Matoshi vjen me një reagim pasi Labi i ofroi ndihmë

Aktorja dhe deputetja e Kosovës, Adriana Matoshi, të hënën ka njoftuar se i është rikthyer sëmundja e tumorit pas nëntë vitesh, shkruan Gazeta Reporteri.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj zyrtare në facebook, deputetja e Kuvendit të Kosovës ka treguar se të mërkurën do të operohet.

Ky rast i ka prekur të gjithë dhe shumë njerëz i kanë ofruar asaj mbështetje.

Njëjtë ka bërë edhe këngëtari, Labinot Tahiri, i cili më anë të një komenti në postimin e Matoshit ka shprehur gatishmërinë e tij për t’i ndihmuar.
Për këtë gjest ka reaguar edhe vet aktorja e cila e ka falëndëruar Labin dhe ka thënë se operimi i saj nuk ka kushtuar shtrenjtë.

“E vleresoj shume iniciativen e faleminderit nga thellesia e shpirtit. Faleminderit Zotit operacioni im nuk ka kushtuar aq shtrejte dhe gjithashtu koleget dhe shoqeria me kane ndihmuar. Uroj qe gjithsecili njeri qe eshte i semure te kete forcen e Zotit per me perballu dhimt e njerezit per rreth qe e kane zemren e madhe per kontribut. Ju dua fort”, i është përgjigjur deputetja Matoshi.