Fjalë Kyçe

Aeroporti “Adem Jashari” drejt falimentimit? – Afro 50% më pak udhëtarë në në muajin shkurt

Aeroporti “Adem Jashari” drejt falimentimit? –  Afro 50% më pak udhëtarë në në muajin shkurt

Këtë vit në muajt janar dhe shkurt pati më pak udhëtarë se sa në vitin e kaluar, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Kështu thuhet në një përgjigje për Indeksonline nga Aeroporti i Prishtinës.

Brenda kësaj periudhe kohore, në muajin janar të këtij viti kishte 134,091 udhëtarë, ndërsa në vitin e kaluar kishte 183,130. Pra 26% më pak këtë vit.


Edhe pse në muajin shkurt ishin zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe kishte mërgimtarë të shumtë që erdhën për të votuar, shifrat tregojnë që numri i udhëtarëve është gati 50% më i vogël.

Nga të dhënat e siguruara nga Indeksonline, shihet se muajin shkurt të këtij viti pati 96,318 udhëtarë, apo 42% më pak se në vitin e kaluar që kishte 167,035 udhëtarë.
Për uljen e madhe të numrit të udhëtarëve ka ndikuar pandemia Covid-19, ku në gjithë botën u vendosën masa kufizuese.