Fjalë Kyçe

Afera e ryshfetit: Rruga Dollc – Gjakovë emërohet rruga e “Dajës së Vetëvendosjes”

Afera e ryshfetit: Rruga Dollc – Gjakovë emërohet rruga e “Dajës së Vetëvendosjes”

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në lidhje me raportimet për aferën e ryshfetit në ministrinë e Infrastrukturës, të drejtuar nga Liburn Aliu.

Disa aktivistë të kësaj partie kanë dalë në rrugën Dollc – Gjakovë, duke vendosur disa tabela me mbishkrimin “Rruga e Dajës së Vetëvendosjes” dhe “10 mijë euro para, 20 mijë pasi t’kryhet”, shkruan lajmi.net.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se bizneset e mëdha kanë ndikim në institucionet e shtetit.

Sipas tij, paratë kanë qarkulluar mes kompanive private teksa puna është kryer në institucionet shtetërore.

Postimi i plotë i Molliqajt:

Rruga e dajës së VETËVENDOSJ€!-s

“Daja” është emri nepotist i kapitalizmit grabitqar.

Problem aq sa vetë fenomeni është shpjegimi i tij. Përqendrimi i vëmendjes ka qenë tek afërsia familjare me njerëzit e pushtetit, dhe sidomos kërkesa për ta gjetur me çdo kusht zyrtarin e korruptuar.

Kjo përhumbje te daja, tezja ose zyrtari i korruptuar ka lënë jashtë vëmendjes operacionin strukturor: ndikimi i bizneseve të mëdha në institucionet e shtetit. Një klasë e tërë pasunarësh është majmur me miliona nga lejet, licencat e tenderët publik. Akumulimi i tyre është grabitje e pastër e pasurisë publike. Paratë dëgjuam se po përmenden midis kompanive private, puna është kryer në shtet.