Fjalë Kyçe

Afërdita me çekun nisin pushimet në këtë vend

Afërdita me çekun nisin pushimet në këtë vend

Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj, Jakub Kind, kanë vendosur që në këto ditë të fundit të nëntorit të udhëtojnë për pushime.

Këngëtarja dhe partneri i saj si destinacion për pushime e zgjodhën sërish Miamin, ndërsa nga atje kanë publikuar imazhet e para.

Fillimisht, Afërdita postoi një foto, në të cilën çifti u panë në aeroport, teksa i kishin vendosur edhe maskat mbrojtëse.

Më pastaj ajo publikoi pamje nga vendi ku po qëndrojnë dhe ambienti dukej mahnitës.

Kujtojmë se Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl pritet që së shpejti të marrin epitetin prind për herë të parë.