Fjalë Kyçe

Afërdita me një imazh të nxehtë uron Shën Valentinin

Afërdita me një imazh të nxehtë uron Shën Valentinin

Modelja bukuroshe Afërdita Dreshaj ka arritur famën qysh në moshë të re, e nga atëherë emri i saj lakohet nga mediat rozë.

Edhe pse e ka sfiduar vetën edhe si këngëtare, duket se ky profesion nuk i ka “shkuar” shumë, duke iu kthyer sërish modelizmit, shkruan Kosovarja.s

Prej martesës me biznesmenin çek Jakub Kindl, Afërdita nuk po i ndal pushimet e jeten luksoze në asnjë moment, po që çdo lëvizje e ndan edhe me fansat e saj në rrjete sociale.

Sot është dita e të dashuruarve Shën Valentini, dhe të gjithë mundohen të shprehin fjalë të ëmbëla dhe të bëjnë dhurata për të dashurit e tyre.

Afërdita ishte ajo e cila në rrjetin social Instagram postoj një imazh të nxehtë e veshur me një këmishë të bardhë duke vënë në pah gjoksin, dhe bashkëshorti duke e përqafuar në krahë duke u shfaqur shumë të dashuruar.

Në mbishkrimin e fotografisë modelja ka shkruar: “Gëzuar Shën Valentinin, Valentini im i përjetshëm, të dua shumë”.