Fjalë Kyçe

Aferdita publikon fotografin e parë me bashkëshortin

Aferdita publikon fotografin e parë me bashkëshortin

Pandemia globale dhe izolimi në shtëpi që ka shkaktuar ka bërë që njerëzit të bëhen edhe më të varur nga mediat sociale.

Prandaj për të shtyer kohën janë krijuar edhe sfida të ndryshme mes miqsh, e një të tillë e ka realizuar edhe modelja shqiptare, Afërdita Dreshaj.

Ajo ka sjellur fotografinë e parë të realizuar me bashkëshortin, foto kjo e bërë në vitin 2013, ndërsa ka nominuar shoqet e saj.

Kujtojmë që Afërdita u martua me hokeistin cek, Jakub Kindl dy vite më parë dhe çifti bashkë jetojnë në Amerikë.