Këngëtari Afrim Muçiqi është pyetur nga Mc Kresha nëse do ta linte muzikën për pasionin e tij, futbollin, të cilin e ka edhe vetë Kresha.
Këngëtari i mirënjohur shqiptar Afrim Muçiqi, është tejet i kërkuar për mbrëmje muzikore, dasma e ahengje familjare.
Duke qenë për 33 vjet pjesë e skenës muzikore, rrjedhimisht edhe krijimtaria erij është e gjatë.
Megjithatë dashnia për futbollin ka qenë e vazhdueshme për të, madje në edicionin festiv “N’Darkë” në T7, ai deklaroi se po të paguhej mirë nga futbolli do ti përgjysmonte aktivitet muzikore për 70%.