Fjalë Kyçe

Afrim Muçiqi për vitin që shkoi: Ka qenë më i keqi për shkak të pandemisë

Afrim Muçiqi për vitin që shkoi: Ka qenë më i keqi për shkak të pandemisë

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Afrim Muçiqi, në vitin që shkoi ka qenë një nga emrat më të lakuar në mediet e faqet rozë.

Kjo për shkak se nuk ishte i kënaqur me masat e vëna nga Qeveria ku përfshihej edhe estrada.

Në një intervistë për Telegrafin, ai tha se 2021-shi ka qenë viti më i keq për shkak të situatës së vazhdueshme me coronavirus.

“Viti më i keq për shkak të pandemisë është fjala për arsye se edhe ne si i gjithë globi jemi përballur, faktikisht është viti i dytë por me shpresën që vitin që po e fillojmë ishalla qoftë e kaluar siç thotë populli”, u shpreh ai.

“Sa i përket asaj që kam qenë më i përfoluri është mëse e vërtetë pasi kam qenë më aktiv për arsye se prej natyrës kur unë marrë një obligim që ta përfaqësoj dikë atëherë nuk e marrë vetëm sa për sy e faqe, por mundohem që atë besim që ma kanë dhënë baza, shtatë regjione të Republikës së Kosovës duhet ta çoj deri në fund”, vazhdoi artisti.

Ai ndërkaq vazhdon të jetë një nga yjet më të kërkuar në mbrëmje e ahengje muzikore.

I njëjti shpreson që sivjet të largohet COVID-19 e ta vazhdojë lirshëm profesionin e tij.