Fjalë Kyçe

Afrim Muçiqi thotë se nuk e ka marrë asnjë cent nga shteti: Ne ia sjellim 600-800 milionë euro

Afrim Muçiqi thotë se nuk e ka marrë asnjë cent nga shteti: Ne ia sjellim 600-800 milionë euro

Këngëtari Afrim Muçiqi i cili ishte prej më të zëshmëve kundër anulimit të dasmave si pasojë e Covid-19, në emisionin “Start Up” në RTV21 deklaroi se nuk e ka marrë asnjë cent si ndihmë nga shteti në kohë pandemie.

“Nuk e kam marrë asnjë cent, as bendi që e kam mbrapa”, tha Muçiqi.

Shumën e ndarë nga shteti Muçiqi e quajti qesharake, duke theksuar se ata ia sjellin shtetit 600-800 milionë euro, ndërsa shteti po u ofron ndihmë prej 50 -70 euro. E sipas Muçiqit e gjithë kjo është e turpshme