Fjalë Kyçe

Afrona: Nuk desha ta festoj, por ai më befasoi

Afrona: Nuk desha ta festoj, por ai më befasoi

Çifti i njohur Blero dhe Afrona janë vazhdimisht në vëmendjen e publikut e medias.

Ata përherë reflektojnë respektin dhe dashurinë ndaj njëri-tjetrit, qoftë me dedikime apo me imazhe të ndryshme, shkruan Kosovarja.

E në ditën kur njerëzit më së shumti kujtojnë dashurinë dhe kuptimin e saj, edhe Blero u kujdes për bashkëshorten që ta bëj të lumtur.

Shën Valentini ndonëse për Afronën, siç thotë ajo është një ditë e zakonshme, Blero megjithatë e surprizoi atë.

Ai i dhuroi bashkëshortës nj tufë lule të bukura, duke ditur sa shumë i pëlqen Afrona.

Kjo e fundit për dhuratën që mori shkroi:

“Unë i dua lulet dhe burri im e di këtë. Për mua Dita e Shën Valentinit është një ditë normale dhe nuk duhet të jetë dita e vetme kur dhurohet dashuri e lule. Nuk është një ditë që unë dua të festoj, por ai më befasoi përsëri me lule. Dashuria është si një lule, kërkon vëmendje dhe kujdes. Nëse nuk e ujit aq sa duhet, ajo ngadalë do të fillojë të vyshket.” – shkruan Afrona në postimin e saj në Instagram.