Fjalë Kyçe

Agim Bahtiri dhe Fatmir Hasani paraqesin kandidaturat në VV për të garuar për kryetar të Mitrovicës

Agim Bahtiri dhe Fatmir Hasani paraqesin kandidaturat në VV për të garuar për kryetar të Mitrovicës

Kryetari aktual i Mitrovicës, Agim Bahtiri, e ka paraqitur kandidaturën nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, për të garuar edhe për një mandat për postin e të parit të kësaj komune.

Por, ai do të sfidohet brenda subjektit të tij nga Fatmir Hasani, i cili po ashtu ka paraqitur kandidaturën nga diaspora për kryetar të Mitrovicës nga ky subjekt.

Nuk dihet se a do të ketë edhe pretendentë të tjerë nga Vetëvendosje, pasi afati i paraparë për sot deri në orën 17:00 për paraqitjen e kandidaturave është shtyrë deri më datën 9 korrik.